Mickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM, por pa BDI

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 14:03

Mickoski: VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM, por pa BDI

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski mes tjerash i ka ofruar atij që në Kuvend të miratohet me 2/3 nevoja për ndryshime kushtetuese, kurse pastaj të formohet Qeveri, ku nga 10 resorët që i menaxhon LSDM, 5 t’i merr VMRO-DPMNE, të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, të nis procesi i bisedimeve me BE-në, pastaj kjo Qeveri të organizojë zgjedhje parlamentare, shkruan TV21.

Mickoski tha se ka deklaruar se e pranon ofertën, me kusht që BDI mos të jetë në përbërje të kësaj Qeverie.

“Në këtë ofertë, që paraqet qëndrim të Dimitar Kovaçevski, nga ana ime është dhënë kjo përgjigje, në rregull, e kuptoj ofertën, dhe për të njëjtën kam qëndrimin si vijon, VMRO-DPMNE është e gatshme të hyjë në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike, por pa përfshirjen në qeverinë e njëjtë, të BDI-së”, tha mes tjerash Mickoski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 14:03
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.