Mickoski: VMRO-DPMNE është fituesja absolute në raundin e parë

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 21:24

Mickoski: VMRO-DPMNE është fituesja absolute në raundin e parë

Megjithëse Gordana Siljanovska Davkova mori rreth katër mijë vota më pak se Stevo Pendarovski në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski mendon se Siljanovska dhe partia e tij janë fitues absolutë në raundin e parë, përcjell FLAKA.

“VMRO-DPMNE dhe Gordana Siljanovska Davkova janë fitues absolut dhe kanë fituar 42.5% të votuesve të cilët kanë dalë për të votuar. Në 47 komuna, Siljanovska është fituesi. Siljanovska absolutisht mundi Pendarovskin. Këtu e pamë se kush është i shkeluri në këto zgjedhje. Për mua kjo është historikisht rezultati më i mirë i VMRO-DPMNE”, thotë Mickoski. FLAKA

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 21:24