Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë kredinë prej 100 milionë euro për krizën energjetike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:09

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë kredinë prej 100 milionë euro për krizën energjetike

VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë kredinë prej 100 milionë euro derisa qeveria të thotë se ku i ka shpenzuar paratë nga kriza e fundit energjetike, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell FLAKA.

“Qëndrimi ynë është PO për krizën energjetike, por fillimisht të shohim se ku janë shpenzuar paratë e qytetarëve nga kriza e fundit energjetike. Dhe këtë kredi 100 milionë euro nuk do ta mbështesim derisa të shohim se ku shkuan paratë e qytetarëve. Tani le të themi se do të vijë sërish në Parlament një ligj, me të cilin ju qytetarët do të keni borxh 100 milionë euro. Dhe ata tani çfarë duan të bëjnë? Ata duan të shpallin krizë energjetike, që këto 100 milionë euro t’i shpenzojnë gjatë këtij prokurimi të thëngjillit, mazutit dhe të tjerat t’i vjedhin privatisht”, tha Mickoski në manifestimin e sotëm me rastin e vendosjes së gurthemelit të ndërtesës komunale të Petrovecit.

Siç theksoi ai, optimizmi është se do të prokurohet thëngjilli, jo se nuk do të kemi krizë energjetike. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:09