Mickoski: VMRO-DPMNE propozoi një sërë masash edhe shëndetësore edhe ekonomike kur nuk ishte as e shpallur pandemia e koronavirusit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 20:38

Mickoski: VMRO-DPMNE propozoi një sërë masash edhe shëndetësore edhe ekonomike kur nuk ishte as e shpallur pandemia e koronavirusit

VMRO-DPMNE edhe para se të shpallej pandemia si parti kishte propozuar një sërë masash për ta mbrojtur shëndetin e qytetarëve, por edhe për ta ndihmuar ekonominë, tregoi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në emisionin Trilling në televizionin 24.

Në kontekstin e rolit dhe aktiviteteve të partisë në lidhje me gjendjen e koronavirusit, Mickoski shpjegoi edhe pse fillimisht kërkoi gjendje krizë, ndërsa më pas gjendje të jashtëzakonshme.

“Ne kishim takim në qeveri të organizuar nga kryeministri teknik. Në atë takim fola me zë të lartë dhe të qartë për pikëpamjet tona për situatën në atë moment, ndërsa e njëjta në atë moment nuk kishte përshkallëzuar, nuk kishte pandemi. Unë pastaj i përmenda edhe pasojat ekonomike që do të pasonin. Më 26 shkurt kryetari Komisionit për Shëndetësi, Sinisa Stojanoski, pati një konferencë për shtyp në të cilën propozoi një sërë masash që duhen t’i ndërmarrë shteti. Atëherë nuk kishte pandemi, por ishte çështje e ditës kur situata me koronavirusin do të përshkallëzohej”, tha Mickoski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Micskoski theksoi se partia shumë më herët, para se të shpallej pandemia propozoi një sërë mashash si shëndetësore-sanitare, ashtu edhe ekonomike.

“Në takimin te kryeministri teknik kur nuk ishte e shpallur pandemia, un shpreha shqetësim për pasoja ekonomike, ndërsa mora përgjigje se unë duhet të brengosem dhe se të njëjtën ditë do të kenë takim dhe do të dalin me paketë masash”, theksoi Mickoski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 20:38