Mickoskiu thotë “Po” ndryshimeve Kushtetuese sipas modelit Kroat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Prill, 2023 22:56 Updated

Mickoskiu thotë “Po” ndryshimeve Kushtetuese sipas modelit Kroat

VMRO-DPMNE-ja menjëherë do t`i pranojë ndryshimet kushtetuese sipas shembullit kroat – është shprehur i prerë lideri I opozitës, Hristijan Mickoski. Sipas tij, sic njofton KlanM, në Kushtetutën e Kroacisë në mënyrë të zgjeruar përmenden bashkësitë etnike dhe se kjo është formulë e suksesit.

“Nuk e di nëse janë të sigurtë se duan që të jetë sipas preambulës së Kushtetutës kroate. Unë jam i gatshëm nëse kjo është formulë suksesi, që nesër të nis procedura, që Maqedonia të jetën shteti i një populli dhe i pakicave në të. Që nesër le të hapim Preambulën e Kushtetutës dhe ta bëjmë sipas modelit kroat, por mos të pendohen më vonë” – tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka komentuar edhe zhvillimet në BDI dhe si do të reflektohet në Qeveri përballja e BDI-së me të ashtuquajturin “Grupin e Zjarrit”.

“Kjo qeveri është koalicion interesi, tenderësh dhe biznesve dhe asgjë tjetër. Nuk du t`i komentoj punët e brendshme të asnjë partie politike, edhe pse të gjitha partitë përmes shantazheve e presioneve përpiqen që ta cënojnë kohezionin dhe unitetin e VMRO-DPMNE-së” – tha Mickoski.

Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Prill, 2023 22:56 Updated