Mickovski ofendoi Shqiptarët dhe Romët kur e përmendi të ndjerin Amdi Bajram

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 19:31

Mickovski ofendoi Shqiptarët dhe Romët kur e përmendi të ndjerin Amdi Bajram

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cipi pretendon të bëhet kryeministër i vendit, sot ofendoi popullat%n shqiptare dhe atë rome, kur th që deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepin është Amdi Bajramin bashkëkohor, ish deputeti i komunitetit romë i cili prej vitesh ka ndërtuar jetë, njofon Flaka

Mickovski Rexhepin e ka quajtur “Amdi Bajramin bashkëkohor, pasi Rexhepi u hamendësua në moment të fundit dhe nuk merr pjesë në seancën për votimin e mosbesimit të Qeverisë “Zaev 2”.

Ai është bashkëkohori Amdi Bajrami, le ta ketë dheun e lehtë!”, tha Micksoki. Me këtë fjalor, të thyer janë ndjerë familjet e deputetit Kastriot Rexhepi dhe të ndjerit Amdi Bajram, por edhe komunitetet që u përkasin, shqiptarët dhe romët.

Kujtojmë se Amdi Bajram, deputet i komunitetit rom, teksa ishte Nikolla Gruevski në Qeveri, ishte pjesë e koalicionit të tij, në momentin kur kryeministër u zgjodh Zoran Zaev, Bajram kaloi në shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 19:31
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.