Mickovski: VMRO do përkrah nismën e të Majtës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 19:57

Mickovski: VMRO do përkrah nismën e të Majtës

VMRO DPMNE do të përkrah nismën e partisë “E Majta” për referendum kundër Marrëveshjes për Bashkëpunim dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Qëllimi është i njëjtë dhe s’ka arsye pse të mos e përkahim, thotë kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Përsëriti qëndrimin se marrëveshja rrezikon të asimilojë maqedonasit, prandaj nuk do të përkrahin as ndryshimet kushtetuese.

“Çdo nismë që është në drejtim të asaj që ne e kërkojmë do ta përkrahim. S’ka pse të mos e përkrahim, pavarësisht nga cili grup qytetarësh vjen dhe pavarësisht nëse atë grup qytetarësh do ta formojë parti politike ose jo. Dhe, dera që hap mundësinë për të bërë asimilimin e popullit maqedonas është pikërisht ndryshimi i Kushtetutës. Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së nuk do të përkrah asnjë ndryshim të Kushtetutës”, u shpreh kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

E Majta ngre padi penale kundër Xhaferit

Në ndërkohë e Majta ka parashtruar padi penale kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me arsyetimin se në mënyrë arbitrare, në kundërshtim me ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit ka pamundësuar nismën qytetare për mbajtjen e referendumit të detyrueshëm në nivel republike për abrogimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. Sipas të Majtës, Xhaferi me vetëdije ka kryer vepër të rëndë penale kundër zgjedhjeve sipas nenit 158 të Kodit Penal.

LSDM: Mickovski dhe Apasiev, të vetëm kundër BE-së

LSDM akuzoi opozitën se po vazhdon përpjekjet për bllokuar institucionet shtetërore dhe integrimin e vendit.

“Koalicioni antievropian VMRO DPMNE dhe e Majta, në përpjekje të re antikushtetuese për të penguar eurointegrimet. Të vetmit që janë kundër BE-së, në fazë kur kemi filluar bisedimet dhe skriningun janë Hristijan Mickovski dhe Dimitar Apasiev.” – thuhet në reagimin e LSDM-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 19:57

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare