Mickovski: Zaev do të marrë “karton të kuq” më 12 prill

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:17

Mickovski: Zaev do të marrë “karton të kuq” më 12 prill

Marrëveshja e klasës politike për zgjedhje më 12 prill ka intensifikuar retorikën e hershme elektorale midis aktorëve politikë.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nga Prilepi, ka porositur qeverinë të bëhet gati të bjerë. Sipas tij, në zgjedhjet e 12 prillit populli do t’ia nxjerrë kartonin e kuq LSDM-së.

“Prej sot përsëri jemi para një sfide të re. Kësaj radhe me rëndësi për fatin e vendit tonë. Ka dy gjëra që dua tua them, e para asnjëherë populli ynë nuk ka jetuar më keq dhe e dyta ajo që çdokush e ka të qartë, se LSDM dhe Zoran Zaev do të bien. Po u shihet fundi, do të bien keq, do të munden nga populli, ndërsa VMRO-DPMNE dhe populli do të fitojnë pasi që vetëm kështu fiton Maqedonia”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickovski gjithashtu tha se Zaev do të bjerë nga pushteti pasi që e ndryshoi identitetin pa e pyetur popullin. Ai ka shtuar se në vend nuk ka drejtësi, asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë, ndërsa Zaev ka bërë pakt me krimin.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:17