Micotakis e ka informuar Trampin për situatën në kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë

Desk
By Desk March 2, 2020 20:21

Micotakis e ka informuar Trampin për situatën në kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë

Për situatën në kufijtë tokësore dhe detare mes Greqisë dhe Turqisë, kryeministri i Greqisë, Kirijakos Micotakis e ka informuar presidentin e SHBA-së, Donald Tramp në bisedën e tij të sotme telefonike.

Siç kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek, Micotakis, “e ka theksuar të drejtën e patjetërsueshme të vendit për t’i mbrojtur kufijtë e veta”.

“Presidenti Tramp e pranoi të drejtën e Greqisë për t’i zbatuar ligjet në kufijtë e veta”, kumtojnë nga kabineti i Micotakis.

Desk
By Desk March 2, 2020 20:21