Micotakis: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rruga e vetme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Desk
By Desk May 6, 2020 23:22

Micotakis: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rruga e vetme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rruga e vetme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut ka thënë kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe siç informojnë nga kabineti i tij, i ka bërë thirrje Qeverisë sonë t’i respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës.

Paralelisht e ka theksuar nevojën të mbahet e gjallë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, duke potencuar se integrimi në BE i vendeve të rajonit është zgjidhje strategjike e Greqisë.

Micotakis e ka përmendur edhe agjendën e Selanikut të vitit 2003 dhe ka thënë se “teksti i Selanikut është aktual edhe 17 vite më vonë”.

Në lidhje me Shqipërinë ka thënë se është bërë përparim por megjithatë pret hapa nga Qeveria shqiptare për mbrojtje të të drejtave të pakicës greke.

Kryeministri grek veçanërisht është ndalur në çështjen e refugjatëve, duke kërkuar nga Evropa ta kryejë obligim e saj, dhe ka kërkuar edhe bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën me migrimin ilegal.

Desk
By Desk May 6, 2020 23:22