Microsoft po bën ndryshime të mëdha në Cortana

Desk
By Desk March 2, 2020 22:49

Microsoft po bën ndryshime të mëdha në Cortana

Microsoft është duke u përgatitur të bëjë ndryshime të mëdha në ndihmësin e tij virtual Cortana.

Cortana planifikohet që të shndërrohet në diçka që është më pak se asistentja e Google, Siri ose Alexa.

Siç raporton Ars Technica, Cortana e re pritet të arrijë me lëshimin e Windows 10 20H1.

Microsoft ende nuk ka njoftuar kur kjo do të fillojë kjo, por ne presim që ajo të dalë brenda disa muajve të ardhshëm.

Përditësimi gjithashtu do të vendosë kufizime të rrepta se kush mund ta përdorë Cortana-n.

Vetëm përdoruesit që kanë një llogari në internet të Microsoft-it, një llogari shkollore ose pune do të kenë qasje.

Desk
By Desk March 2, 2020 22:49