Migrimi ilegal, menaxhim i koordinuar për përballje me sfidat

Desk
By Desk December 18, 2019 19:28

Migrimi ilegal, menaxhim i koordinuar për përballje me sfidat

Kriza e emigrantëve vazhdon të vejë para sfidave të reja institucionet e vendit dhe të rajonit.

Nga MPB-së vlerësojnë se është i mundshëm fluks i ri i kalimeve ilagale nga emigrantët e vendeve afriko-aziatike, për këtë arsye alarmohet për gatishmëri më të madhe të institucioneve për manaxhimin e suksesshëm të valës së re të emigrantëve në Ballkan.

“Para nesh do të kemi edhe shumë sfida në këtë drejtim për këtë arsye do të nevojitet angazhim më i madh, jo vetëm nga policia, por edhe nga të gjitha institucionet tjera përgjegjëse për kufijtë dhe institucionet tjera, pjesë e shtabit të krizës.”,- tha drejtori i Byros për Siguri Publike, Sasho Tasevski.

“Një shtet i organizuar dhe përgjegjës duhet në çdo moment të sigurojë mbrojtje të duhur të kufijve nga migrimi ilegal, trafikimi me njerëz dhe me lëndë të palejueshme, pasi që të gjitha këto dukuri devijante të krimit mund të ndodhin nëse kufijtë i keni të pasiguruar.”,- u shpreh Magdalena Nestorovska nga MPB.

“Tani për tani kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme që zgjat deri në janar. Mirëpo para se të shpërbëhet Kuvendi, mundet me dy të tretat të votove të shpallet gjendje e krizës vetëm për një pjesë e territorit të vendit.”,- tha profesori universitare, Marina Mitrevska.

Çështja e emigrimeve ilegale mbetet problem ballkaniko-perëndimor që kërkon padyshim koordinim dhe bashkëpunim nga të gjithë, theksuan përfaqësuesit e huaj. Rritja e kalimeve ilegale të emigrantëve viteve të fundit është në rritje sipër në Europë, thanë ata.

“Ne jemi dëshmitarë se si rritet numri i emigrantëve ilegalë gjatë 3 viteve të fundit dhe numri i përgjithshëm i personave që kanë tentuar të kalojnë kufijtë e Europës ilegalisht është rreth 19 mijë 658.”,- u shpreh Marija Debenito Rodrigues nga OSBE.

Në menaxhimin e suksesshëm të krizës së emigrantëve është e domosdoshme përfshirja e të gjitha institucioneve, organizatave humanitare, vendore e ndërkombëtare, si dhe në vazhdimësi të ketë bashkëpunim me Agjencinë europiane FRONTEX, u theksua në konferencën rajonale kushtuar për kapituj 24 për sigurinë e kufijve. (Tvm2)

Desk
By Desk December 18, 2019 19:28