Mijëra euro nga buxheti i shtetit për shkak të procedurave të dobëta gjyqësore

Desk
By Desk November 6, 2020 19:34

Mijëra euro nga buxheti i shtetit për shkak të procedurave të dobëta gjyqësore

Këshilli Gjyqësor do t’i analizojë të dhënat e Avokaturës së Shtetit, ku thuhet se për shkak të procedurave të dobëta gjyqësore, palëve të dëmtuara në procedura duhet t’u paguhen para nga buxheti i shtetit në mijëra euro. Rishikimi i çështjeve duhet të tregojë se për çfarë bëhet pagesa e parave – për shkak të menaxhimit të dobët të procedurave gjyqësore ose për shkak të akuzave të dobëta përmes të cilave janë arritur pafajësitë në gjykatat më të larta.

Mundet ndonjë gjykatës të jetë i shkëlqyeshëm, por mjafton vetëm një rast ku do të përcaktohet punë e pandërgjegjshme dhe ai të shkarkohet. Ne nuk lidhemi me përqindje për ndonjë shkarkim të mundshëm – tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Të dhënat e Avokaturës së Shtetit janë dërguar edhe në Këshillin e Prokurorëve Publik. Studimi me aktvendimet e përpunuara në detaje është rishikuar, por rastet kanë qenë të vjetra.

Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ka autorizim për të shkarkuar prokurorë, sepse disa nga rastet e paraqitura tek ne nga Prokuroria e Shtetit janë më të vjetra se dhjetë vjet – deklaroi Aco Kolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Avokatura e Shtetit dokumentin e ka dërguar edhe në Qeveri. Nga atje theksojnë se nuk kanë kompetencë të dhënat t’i përcjellin në Këshillin e Prokurorëve, i cili gjithashtu e deklaroi veten si jokompetent. Analiza iu përcoll edhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit, ku do të hetohen rastet kur ekziston dyshimi se ka pasur veprim të pandërgjegjshëm nga prokurorët ose gjykatësit./Alsat

Desk
By Desk November 6, 2020 19:34