Milaim Zeka: ‘Grupi i Kumanovës’ ka qenë viktimë e një kurthi të përgatitur!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Nëntor, 2021 21:55

Milaim Zeka: ‘Grupi i Kumanovës’ ka qenë viktimë e një kurthi të përgatitur!

Edhe ata që e kanë ndjekur këtë ngjarje nga afër dhe kanë raportuar për zhvillimet e tensionuara në Kumanovë kanë një version të ngjashëm për të vërtetën e cila vazhdon të jetë engimë.

Gazetari, Milaim Zeka, si një nga të paktët gazetarë që e ka ndjekur nga afër ngjarjen, ka thënë për dokumentarin “Expose” se ‘Grupi i Kumanovës’ janë victimë e një kurthi të përgatitur mbi trekëndshin Kosovë – Shqipëri – Maqedoni.

“Ato ditë kemi qenë një grup tepër i vogël i gazetarëve që kemi arrit me kalu në atë zonë të luftës, gjithçka ka qenë e tmerrshme, vetë ajo histori që e kemi sjellur të rrëfyer para kamerave ka qenë trishtuese e sidomos të një vajze dhe fëmijëve tjerë që kanë qenë aty. Ajo që mund të them është kjo se ‘Grupi i Kumanovës’ janë viktimë e një kurthi të përgatitur mbi trekëndshin Kosovë – Shqipëri – Maqedoni, të cilat kanë pasur informata paraprake se çfarë ka me ndodhë dhe nuk e kanë parandaluar një gjë të tillë”.

Zeka jep versionin e tij se si qëndron e vërteta e kësaj ngjarjeje.

Ai thotë se parlamentet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duhet të kërkojnë grupe parlamentare hetimore që të merren me rastin e Kumanovës dhe të bëhet një rihetim.

“Në qoftë se dalin përgjimet të cilat ekzistojnë ku në të cilat jam edhe unë që kam bisedu me Ali Ahmetin por edhe me njerëz të nivelit të lartë të Maqedonisë, atëherë në bazë të tyre dihet e vërteta. Për me fol më trup parlamentet e tria vendeve duhet të kërkojnë grupe parlamentare hetimore që të merren me rastin e Kumanovës. Kryeministri Kurti së bashku me Zaevin duhet të bëjnë një rihetim për të parë se ku është e vërteta”.

Zeka thotë se qeveria e Gruevskit ka qenë fashiste dhe anti-shqiptare.

“Nuk ka asnjë dilemë se ish-qeveria e kaluar ajo e Gruevskit ka qenë fashiste dhe anti-shqiptare dhe pavarësisht këtyre patericave shqiptare që e kanë ndihmuar atë, Gruevski ka qenë kundër gjuhës shqipe dhe nuk është zbatuar marrëveshja e Ohrit . Gruevski e shkatërroi popullin e vetë atë maqedon. Jo zyrtarisht shqiptarët mund të shkojnë mbi 40% por konsideroj se është në interes të Kryeministrit aktual që të dihet e vërteta, janë viktima edhe policët atje, viktima edhe djemt e vrarë dhe ata që qëndrojnë në burgje”, deklaroi Zeka për dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Nëntor, 2021 21:55