Milan duan transferimin e Aouar qysh në janar, kanë gati 8 milionë

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 23 Nëntor, 2022 11:49

Milan duan transferimin e Aouar qysh në janar, kanë gati 8 milionë

Milan duan të nënshkruajnë me Houssem Aouar.


Mesfushori i Olympique Lyon, Aouar është në radarin e Milan, me kampionët e Italisë që janë gati të bëjnë një lëvizje për të qysh në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta’, Milan tashmë kanë gati të gjithë planin, përcjell lajmi.net.

‘Rossoneri’ janë gati të paguajnë 8 milionë euro, në mënyrë që ta transferojnë atë qysh në merkaton e janarit.

Aouar do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, por Milan s’duan të lënë hapësira për rivalitet nga skuadrat tjera.

Yacine Adli pritet të largohet nga Milan në formë huazimi, pasi s’po gjen hapësirat e tij. Aouar mund të jetë aty në vendin e Adli, në skuadrën e Milan, por me gjasa më të mëdha për lojë.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 23 Nëntor, 2022 11:49

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...