Milan nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Portos

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:51

Milan nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Portos

Ekipi italian ka vazhduar formën e dobët në Ligën e Kampionëve.

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Portos, transmeton lajmi.net.

Dueli nisi shumë keq për italianët që e panë vetën në disavantazh qysh në min e 6′ pas golit të Luiz Diaz.

Në vazhdim Rossonerët tentuan të barazonin rezultatin, por pa sukses dhe në këtë mënyrë skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë Milani ishte akoma më kërkues dhe arriti të barazojë në min e 61′ pas autogoli të Chancel Mbemba.

Ekipi i Stefano Piolit deri në fund tentoi të merrte fitoren, por nuk arritën dhe ndeshja u mbyll baras 1-1.

Me këtë barazim Milani mbetet në vendin e fundit në grupin B me një pikë, ndërsa Porto ka pesë sosh në pozitën e dytë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:51
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.