Milani arrin fitore të madhe ndaj Atletico Madridit, Reali mposht me lehtësi Sheriffin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 23:04

Milani arrin fitore të madhe ndaj Atletico Madridit, Reali mposht me lehtësi Sheriffin

Gjiganti italian ka marrë një fitore tejet të madhe.

Skuadra e Milanit ka arritur të mposht Atletico Madridin me rezultat 0-1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me shumë pak raste shënimi.

Rossonerët kishin dominim të lehtë, por pjesa e parë u mbyll baras 0-0.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të dyja ekipet që luanin me kujdes të shtuar në mbrojtje.

Krejt në fund të ndeshjes në min e 86′ Milani arriti të kalojë në epërsi me golin e Junior Messias.

Messias shënoi bukur me kokë pas asistimit të Franck Kessie për t’i dhënë një fitore të madhe ekipit të tij.

Me ketë fitore, Milani ka katër pikë në vendin e tretë në grupin B, aq sa ka Atletico në vendin e katër

Në anën tjetër Real Madridi ka mposhtur me lehtësi Sheriff Tiraspolin 0-3.

Golat për Madrilenët u realizuan nga David Alaba, Toni Kroos dhe Karim Benzema.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 23:04