Milevski: Duhet të diskutojmë për Këshillat dhe numrin e këshilltarëve

Desk
By Desk 13 Janar, 2021 20:17

Milevski: Duhet të diskutojmë për Këshillat dhe numrin e këshilltarëve

Zgjedhjet lokale janë para nesh dhe tashmë nga pranvera do të fillojnë kalkulimet mes të gjitha partive politike dhe do të “nxehet” atmosfera politike. Ne si Ministri, por edhe si parti mundohemi në zgjedhjet lokale qytetarët të vendosin në lista të hapura, deklaroi sonte ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski në 24 analiza në Televizionin 24.

Ministri Milevski potencoi se pushteti nuk mund të decentralizohet në nivel lokal dhe e tëra të kahëzohet drejt kryetarit të komunës. Nevojitet Këshilli të jetë i fuqishëm, këshilltarët duhet ta kenë punën e tyre, për atë duhet të paguhen dhe jo të korruptohen.

“A janë të mëdha Këshillat, a duhet të zvogëlohet numri i këshilltarëve, atë duhet ta diskutojmë. Ne një platformë tonën që e punojmë me BNJVL-në, konsiderojmë se duhet të zvogëlohet numri i këshilltarëve, por edhe ato të zgjidhen në lista të hapura që të hyjnë njerëz të cilët kanë autoritet në atë mjedis”, deklaroi Milevski. Shtoi se këshilltarët nuk duhet të varen vetëm nga partitë politike, por të jenë të kahëzuar dhe lojal ndaj qytetarëve të cilët i zgjedhin. Në atë mënyrë, sipas tij, në Këshilla do të hyjnë edhe persona nga sektori i OJQ-ve.

I pyetur për paratë të cilat janë ridestinuar nga TAV, Milevski tha se Ministria e krijon politikën, ndërsa paratë ndahen përmes Zyrës për zhvillim të barabartë rajonal.

“Në të kaluarën kjo ka qenë 3,5 milion euro, ndërsa tani Qeveria i rriti në 7-8 milion dhe ato nuk janë të mjaftueshme nevojiten ende më shumë. Por, kemi një përparim. Përveç këtyre mjeteve, ne bashkëpunojmë edhe me Agjencinë zhvillimore zvicerane”, tha Milevski.

Ministri i Vetëqeverisjes lokale tha se në rajonet malore ka shumë projekte të mira, si pista e skijimit në Ponikva, renovimi i shtëpisë së nxënësve më Kumanovë, terrene sportive në Manastir,…

Desk
By Desk 13 Janar, 2021 20:17