Milloshoski: Bullgaria ka një qëndrim të unifikuar ndaj fqinjëve të saj, për fat të keq nuk e kemi

Desk
By Desk April 27, 2020 21:22

Milloshoski: Bullgaria ka një qëndrim të unifikuar ndaj fqinjëve të saj, për fat të keq nuk e kemi

Antonio Milloshoski në Tv Telm tha sonte se në Bullgari si qeveria ashtu edhe opozita kanë një qëndrim të unifikuar për çështjet e fqinjëve, dhe në Maqedoni një gjë e tillë nuk ndodh, përcjell FLAKA.

“Në dallim nga Maqedonia, Bullgaria ka një qëndrim të unifikuar për çështjet fqinjësore, të cilën, për fat të keq, ne nuk e kemi. Dhe kjo është pikërisht ajo që propozoi sot Nikollovski. Është mirë të diskutojmë këtë temë në një takim liderësh. Ajo që shqetëson është se pse diplomacia maqedonase e fshehu këtë dokument për dy javë? Nëse është i ndjeshëm, ai nuk ka pse të ndahet menjëherë me të gjithë publikun, por duhet të flasë me partitë politike. Unë pres që Bullgaria të përdorë këtë pozicion zyrtar, qoftë papritur, qoftë me këste, gjatë negociatave për anëtarësim”, tha Milloshoski. FLAKA

Desk
By Desk April 27, 2020 21:22