Milloshoski: Hahn e demanton Zaevin për datën e fillimit të bisedimeve me BE-në

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 22:15

Milloshoski: Hahn e demanton Zaevin për datën e fillimit të bisedimeve me BE-në

Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, thotë se deklarata e Hahn ishte mohimi më i mirë politik i deklaratës së Kryeministrit Zaev se Maqedonia mund të festonte për një datë të pakushtëzuar për negociata, përcjell FLAKA.

“Unë duhet të them se deklarata e Hahn është mohimi më i mirë politik diplomatik i deklaratës së kryeministrit Zaev se në qershor 21018, kur u fotografua në aeroplan me kolegët e Muhamedit, Bujar Osmani, Nikolla Dimitrov dhe Koço Angjushev, duke thënë se sapo e morëm lajmin e mirë – Maqedoni mund të festojmë, kemi marrë një vendim historik, një datë të pakushtëzuar për negociata në qershor 2019”.

Milloshoski vuri në dukje se është e qartë se data nuk ekziston dhe kjo konfirmon se ose Kryeministri Zaev gënjen se kishim marrë datë për negociata dhe kjo nuk ndodhi ose Hahn gënjeu se nuk marrim datë. FLAKA

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 22:15