Milloshoski: Me metodologjinë e re do të duhen rreth 10-15 vjet deri në anëtarësimin e plotë në BE

Milloshoski: Me metodologjinë e re do të duhen rreth 10-15 vjet deri në anëtarësimin e plotë në BE

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski thotë se me metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së – të propozuar nga Franca, do të duheshin rreth 10 deri në 15 vjet nga fillimi i negociatave deri në anëtarësimin e plotë. Ai po komenton në mediat sociale mbi të ashtuquajturin non-paper të përgatitur nga Franca, përcjell FLAKA.

Sipas statusit të saj në Facebook, metodologjia e re parashikon anëtarësim të pjesshëm dhe 7 faza të anëtarësimit për Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë, Mali e Zi, Kosovën dhe Bosnje dhe Hercegovinën.

“Anëtarësimi është paraparë si një proces gradual dhe i ngadaltë, por me mbështetje më specifike gjatë gjithë procesit, përmes qasjes së pjesshme në instrumente nga projektet e përbashkëta të BE-së, dhe qasja në një përqindje më të vogël të fondeve strukturore mund të jetë e mundur. Anëtarësimi gradual në BE është propozuar të jetë një proces i kthyeshëm / reverzibil, i cili për referencë të mundshme të standardeve, mund të pezullohet, të mbajë fonde ose të rikthehet në fillim”, shkruan Milloshoski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 16, 2019 20:59

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA