Milloshoski: Për Karaçhanov, Maqedonia duhej të kishte dorëzuar një notë proteste

Desk
By Desk October 22, 2020 20:16

Milloshoski: Për Karaçhanov, Maqedonia duhej të kishte dorëzuar një notë proteste

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE në emisionin 24 Analiza theksoi se problemi me Bullgarinë me sigrui do të sjellë veto nga pala bullgare dhe beson se nëntori nuk është muaji i fundit për të marrë një vendim për të filluar konferencën ndërqeveritare, përcjell FLAKA.

“Bullgaria po forcon pozicionet e saj dhe është çështje kohe nëse Bullgaria do të vendosë të bllokojë Maqedoninë në fillim ose ta zhvendosë atë në një nga fazat e ardhshme në bisedimet midis Maqedonisë dhe Komisionit Evropian. Ne e theksuam këtë në mars të këtij viti kur u mbajt Këshilli i Bashkimit Evropian dhe kur delegacioni Bullgar arriti me një veprimtari më të mirë diplomatike të shtonte një deklaratë e cila u bë një pjesë integrale e konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit dhe që i referohet gjuhës. Ata madje kontestojnë emrin e ndryshuar kushtetues dhe tezën e përhapjes së propagandës anti-bullgare të sponsorizuar nga shteti. Për sa kam njohuri, gjatë vizitës së Osmanit në Sofje, ai gjithashtu u takua me Borisov dhe Zaharieva dhe se në takimin me Zaharievën, Osmani mori një non paper ku thuheshin kushtet në të cilat Bullgaria do të lejonte që një konferencë ndërqeveritare të fillonte pa bllokuar Maqedoninë, dhe Ministri Dimitrov dhe Kryeministri Zaev u informuan për këtë. Ata nuk janë të gatshëm ta diskutojnë atë në Parlament dhe në një takim liderësh”, tha Milloshoski.

Ai thotë se Maqedonia duhet të kishte dërguar një notë proteste ose demarsh për kërcënimet e forcës ushtarake nga Zëvendës Kryeministri Bullgar Krasimir Karakaçanov. FLAKA

Desk
By Desk October 22, 2020 20:16