Milloshovski ngre dyshime se deputeti Rexhepi ndodhet në Bullgaria

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 15:06

Milloshovski ngre dyshime se deputeti Rexhepi ndodhet në Bullgaria

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka ngritur dyshime për vendndodhjen e deputetit Kastriot Rexhepi. Milloshovski ka shkruar se postimi i fundit i Rexhepit është publikuar nga Bullgaria, ndërsa ka kujtuar se atje Zoran Zaev ka prona dhe pasuri.

Me këtë Milloshovski ka ngritur edhe dyshime për mënyrën se si është dërguar ai në Bulkgari, me kërcënime, kidnapim, etj.

Dyshima ka edhe lideri i Beses, Kasam Bilalli.

“Ky regjim është i gatshëm për gjithçka për të mbetur në pushtet. Sa i përket qëndrimit të deputetit Kastriot Rexhepi, unë deri tani nuk kam venduar komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti mund kundër vullnetit të tij të jetë i ndaluar, derisa nuk kam qëndrim të tij me figurë dhe me zë, ku ai deklaron se ky është pozicioni i tij dhe këtë pozicion e ka në bazë të vullnetit të mirë. Dyshimet janë se ai pa vullnet e ka këtë qëndrim, derisa nuk e kemi të kundërtën dhe për këtë jam në komunikim me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare. Nuk kemi informata se ku gjendet. Herën e fundit kemi komunikuar gjatë ditës së djeshme. Nuk kam pas ndonjë sinjal që ai do të vepronte ndryshe”, tha Kasami duke shtuar se në rast se do të konfirmohet ky qëndrim i Rexhepit ne do të ,mblidhemi dhe do të marrim qëndrim në organet e partisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 15:06
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.