“Mini Shengeni”, Sela: Prezenca e Serbisë nënkupton prezencën e Rusisë

“Mini Shengeni”, Sela: Prezenca e Serbisë nënkupton prezencën e Rusisë

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela sonte në emisionin “Argument” në TVM2, tha se “Mini Shengeni” ballkanik është iniciativë me shumë pikëpyetje. Ai shtoi se pas njohjen e Kosovës nga Serbia, asnjë iniciativë nuk duhet pranuar nga shqiptarët, përcjell FLAKA.

“Besoj se çdo iniciativë që do të bëhet nga Ballkani Perendimor, duhet paraprakisht të ketë inicativë për njohjen e Kosovës nga Srebia. Ne si shtet kemi bërë çmos që të integrohemi në NATO dhe BE, që ta largojmë Rusinë nga ne. Me prezencën e Srebisë aty, e shoh prezencën e Rusisë te ne. Ata kanë qëllim daljen në Detin Adriatik. Planet e Srebisë kanë qenë gjithmonë daljen në detë”, tha lideri i ASH-së, Ziadin Sela.

Ne duma garancë, dhe nk dim a ka garancë se çfarë do të ndodh më tej kur Serbia ende nuk ka kërkuar falje publike për masakrat ndaj shqiptarëve, shtoi më tej Sela.

“Ne, të gjitha subjektet politike ishim për BE, ashtu u deklaruam edhe pas takimit te presidenti. Ata që ishin në Samitin e Ohrit, duhet të përgjigjen për shumë pyetje, pasi jo të gjithë shtetet e Ballkanit Perendimor ishin në atë Samit. Iniciativë me shumë pikëpyetje, pasi Kosova nuk ishte aty, është vend i sapo dalë nga zgjedhjet, dhe institucionet ende të pa formuara. Vuçiq e arriti qëllimin që Kosova të mos ishte aty prezente”, tha në fund Sela. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Nëntor, 2019 20:46

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.