Miniera SASA dhuron 126 mijë euro për të ndihmuar në luftën me pandeminë e Kovid-19

Desk
By Desk May 4, 2020 19:43

Miniera SASA dhuron 126 mijë euro për të ndihmuar në luftën me pandeminë e Kovid-19

Miniera për plumb dhe zink SASA e publikoi qëllimin për të dhuruar deri në 126,000 euro pajisje mjekësore, materiale mbrojtëse, produkte ushqimore dhe higjienike dhe para të gatshme për t’u ballafaquar me pandeminë Kovid-19.

Dhurimi, siç kumtoi Miniera, i ka pesë përbërës. E para është synuar për blerjen e stacionit më modern të anesteziologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, për të cilin do të sigurohen 35,000 euro. Kjo makinë do të jetë e dizajnuar për trajtim, mbështetje dhe monitorim të gjendjes shëndetësore të pacientëve që mjekohen në këtë spital.

Deri në 25,000 euro do të përdoren për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor në Spitalin Klinik në Shtip, ku janë duke u mjekuar pacientët me Kovid-19 nga i gjithë rajoni lindor. Përzgjedhja e pajisjeve specifike mjekësore dhe mbrojtëse që do të prokurohen, siç thuhet, u bë në koordinim me ekipet menaxhuese të dy spitaleve.

Përmes donacionit të produkteve ushqimore dhe higjienës me vlerë mbi 5,000 euro, miniera SASA u përfshi edhe në realizimin e aksionit humanitar që e realizon presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, drejtuar nga mbështetja e qytetarëve të kategorive më të rrezikuara, të prekur nga kriza e shkaktuar nga pandemia Kovid-19.

Miniera SASA gjithashtu dhuroi 50,000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë. Ekipi drejtues i kompanisë beson se ministria resore do t’i përcaktojë më së miri nevojat për financim të sistemit të përkujdesit shëndetësor dhe do t’i ndajë këto fonde në mënyrë të duhur për ta mbrojtur popullsinë nga përhapja e Kovid-19.

Më parë, SASA siguroi edhe maska mbrojtëse, doreza dhe dezinfektues për banorët e komunitetit lokal me vlerë rreth 11,000 euro.

Desk
By Desk May 4, 2020 19:43