Ministri Akar në Shkup, Turqia mbështet RMV-në në rrugën drejt NATO-s

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2019 19:13

Ministri Akar në Shkup, Turqia mbështet RMV-në në rrugën drejt NATO-s

Turqia mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut në anëtarësimin e saj në NATO, këtë mbështetje e konfirmoi sot edhe ministri i mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në takimin me nikoqiren e tij, Radmilla Sheqerinska.

“Ne në çdo fushë u përpoqëm ta thërrisnim Maqedoninë, ashtu siç ishte në kushtetutën e vet. Unë besoj se ky problem është zgjidhur në një farë mënyre dhe ne duam që në të ardhmen e Maqedonisë”,- tha ministri i mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.

“Turqia nuk është fqinji ynë i drejtpërdrejtshëm, por gjithnjë sillet edhe më shumë sesa një fqinj, ishte këtu kur vendi ynë kishte nevojë për ndihmë dhe mbështetje dhe nuk e harrojmë”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Dy ministrat u zotuan të bashkëpunojnë në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. E në këtë drejtim, ministri turk përmendi se në vendin tonë ekzistojnë struktura të FETO-s, organizatë që konsiderohet si terroriste nga Turqia dhe ka kërkuar të ndërmerret aksion ndaj këtyre strukturave për të cilat Ankaraja i ka dorëzuar Shkupit edhe një listë emrash. Shekerinska shpreson që kjo çështje nuk do të pengojë ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO nga ana e Turqisë. Ministri turk ka takuar edhe me kryeparlamentarin Xhaferi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2019 19:13