Ministri Çulev i vizitoi nëpunësit policorë në vendkalimin kufitar Tabanoc

Ministri Çulev i vizitoi nëpunësit policorë në vendkalimin kufitar Tabanoc

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot realizoi vizitë pune në vendkalimin kufitar Tabanoc ku u takua me nëpunësit e angazhuar policorë për marrjen e masave qeveritare për përballje me koronavirusin.

Çulev, siç informojnë nga MPB-ja, ka bërë kontroll në situatën aktuale në terren dhe ka pasur takim pune me nëpunësit policorë të cilët janë sistemuar dhe ndihmojnë, gjegjësisht japin përpjekje mbinjerëzore për uljen e pasojave nga epideMEDIAL e Kovid-19.

“Erdha këtu t’u shpreh mbështetje këtyre kolegëve tanë të cilët 24 orë punojnë dhe japin gjithçka nga vetja. Si ministër i Punëve të Brendshme, në kuadër të të gjitha takimeve të kreut të shtetit periudhën e kaluar, insistova se është e nevojshme marrja e masave më të rrepta dhe më urgjente me të cilat do të garantohet dhe se nëse veprojmë të gjithë së bashku atëherë mund të kemi sukses”, deklaroi Çulev në fjalimin e tij.

Ai theksoi se policia e Maqedonisë së Veriut, të gjithë nëpunësit policor, janë të vetëdijshëm për gjendje e jashtëzakonshme dhe për përpjekjet dhe investimin e madh që duhet të jepet me qëllim që me sukses ta kalojmë këtë krizë. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 18 Mars, 2020 20:37

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.