Ministri Dauti i paraqiti Qeverisë propozimin për mjekët dhe teknikët medicinal

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 22:31

Ministri Dauti i paraqiti Qeverisë propozimin për mjekët dhe teknikët medicinal

Ministri i PDSH-së në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bardhyl Dauti në mbledhjen që është duke u mbajtur propozoi që Qeveria urgjentisht të mundësojë të punësohen me vendime pune të gjithë mjekët e diplomuar, stomatolog, infermierë, motra medicinale të cilët janë të papunësuar.

Dhe në qoftë se ka implikime buxhetore për të realizuar këtë, të ndërpriten të gjitha kontratat në vepër personave të cilët janë angazhuar para fushatës zgjedhore. Çështja është duke u diskutuar aktualisht.

Kujtojmë që ky ishte edhe propozim i kryetarit të PDSH-së në konferencën e sotme për shtyp. Shpresojmë që vendimi për këtë propozim të jetë pozitiv.

Shërbimi për Informim, PDSH

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 22:31