Ministri shqiptar i Mbrojtjes sot viziton Maqedoninë e Veriut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 09:38

Ministri shqiptar i Mbrojtjes sot viziton Maqedoninë e Veriut

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Peleshi do të pritet nga ministrja Radmilla Shekerinska, ndërsa pas ceremonisë zyrtare me nderimet më të larta ushtarake, do të realizohet takim sy më sy i dy ministrave dhe takim i dy delegacioneve.

Dy bashkëbiseduesit do të bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, për rolin e të dyja vendeve anëtare të Aleancës në thellimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe për avancimin e mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes, kanë marrëveshje të ndryshme në mbrojtje, bashkëpunojnë në nivel rajonal dhe janë aleatë në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Delegacioni shqiptar do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme dhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 09:38
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.