Ministri Spasovski priti në takim ambasadoren kanadeze, Çaba

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 30, 2020 19:31

Ministri Spasovski priti në takim ambasadoren kanadeze, Çaba

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim me ambasadoren e Kanadasë në largim, Ketlin Çaba, me delegacion shoqërues nga Ambasada e Kanadasë, me seli në Beograd.

Në takim, mes tjerash, u konfirmua përkrahja e ndërsjellë gjatë ballafaqimit me pandeminë Kovid-19. Me këtë rast, ambasadorja kanadeze i ka shprehur falënderim Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përkrahjen rreth kthimit të shtetasve kanadezë në vedin e tyre gjatë pandemisë”, kumtoi MPB.

Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, me ç’rast, siç thuhet në kumtesë, u potencua se edhe në të ardhmen do të punohet në thellimin e bashkëpunimit, e me ambasadorin e ardhshëm do të shqyrtohen edhe mundësitë për bashkëpunim në sferën e sigurisë, si aleatë në NATO.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 30, 2020 19:31