Ministria e Ekologjisë ka aktivizuar alarmin për ajër të ndotur në Shkup dhe Strumicë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Dhjetor, 2021 17:52

Ministria e Ekologjisë ka aktivizuar alarmin për ajër të ndotur në Shkup dhe Strumicë

Ministria e Ekologjisë ka aktivizuar alarmin për ajër të ndotur në Shkup dhe Strumicë. Dy ditë me radhë në katër lokacione në kryeqytet dhe në Strumicë, ndotja është më e lartë se 150 mikrogramë grimca PM10 në ajër. Për këtë, Ministria e Ekologjisë propozon që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë, ndërsa punëdhënësit në Shkup dhe Strumicë të riorganizojnë orarin e punës, dhe punëtorët në mjedis të hapur të punojnë nga ora 11 deri në 17:00. Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në ambient të hapur, ndërsa kujdesi mjekësor emergjent duhet të ketë kushte për vizitë në shtëpi dhe shërbim patrullimi, shkruan Alsat.

Qeveria duhet t’i obligojë institucionet që janë nën pronësi të shtetit dhe pushtetin lokal, në këtë rast, në Shkup dhe Strumicë, ta reduktojnë përdorimin e automjeteve zyrtare deri në 50% si dhe të kufizojnë punët ndërtimore nëpër objekte.Inspektorati i ekologjisë duhet të ketë kontrolle të shtuara në fabrikat me leje A dhe të bëhet matja e rregullt e emetimeve të ndotjes në ajër.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Dhjetor, 2021 17:52
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.