Ministria e Financave ka rritur pagat e gjithë të punësuarve me 30 %

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 14:41

Ministria e Financave ka rritur pagat e gjithë të punësuarve me 30 %

Ministria e Financave që nga 1 janari, siç mëson Alsat, ka rritur pagat e të gjithë të punësuarve në këtë dikaster për 30% ne mënyrë lineare.

Këtë e konfirmoi edhe ministri Fatmir Besimi, i cili u arsyetua se këtë ja lejoi ligji për nëpunës publik dhe të njëjtën e bëri sepse të punësuarit po braktisin vendin e tyre te punës.

Por, ai nuk dha një sqarim se perse nuk do të ndiqet ky trend edhe në institucionet tjera të administratës publike.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 14:41