Ministria e Punëve të Jashtme ka parashtruar ankesa për publikim të teksteve të pavërteta gazetareske

Desk
By Desk May 8, 2019 19:27

Ministria e Punëve të Jashtme ka parashtruar ankesa për publikim të teksteve të pavërteta gazetareske

Informimi i lirë, i paanshëm dhe objektiv paraqet një prej shtyllave kyçe të çdo shoqërie demokratike. Sipas nenit 16 nga Kushtetuta jonë, detyra themelore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën opinioni të informohet. Duke i pasur parasysh këto parime, sot në “Këshillin për etikë në media”, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë të Veriut ka parashtruar ankesë të cilat kanë të bëjnë me një tekst gazetaresk fillimisht të publikuar në ueb portalin Magazin.mk me titull “Nikolla Dimitrov në qershor largohet nga vendi të cilit ja ndërroi emrin” më 7 maj të vitit 2019, ndërsa në bazë të cilës janë publikuar tekste me përmbajtje të ngjashme në portalet: Infomaks, Republika, Skopje 24 dhe “Deneshen Vesnik”.

Tekstet e përmendura shërbehen me informim jo të saktë, jo të drejtë, informim jo objektiv, anën e dytë të pa përfaqësuar, fyerje dhe shpifje. Me ç’rast i shkelin parimet themelore të gazetarisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dinjitetin dhe lirinë, respektimin e pluralizmit të ideve dhe qëndrimeve. Njëherit informimi i tillë është në kundërshtim me një sërë parimesh të konfirmuara me Kodin e SHGM-së.

Përmirësimin e situatës në sferën e lirisë të mediave, ballafaqimi me fenomenin e lajmeve të rreme dhe ballafaqimi me gjuhën e urrejtjes, paraqesin përpjekje thelbësore drejt realizimit të së ardhmes euroatlantike të vendit tonë, e cila është në fokusin të punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Desk
By Desk May 8, 2019 19:27