Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • FOKUS
  • Ministria e Shëndetësisë: Kapacitetet e spitaleve janë rritur për 50%

Ministria e Shëndetësisë: Kapacitetet e spitaleve janë rritur për 50%

Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në koordinimin e mëngjesit me drejtorët e Covid-qendrave dhe kryetarin e KSI-së, kanë biseduar për situatën epidemiologjike në vend, situatën me të sëmurit si dhe kapacitetet e spitaleve.

“Kapacitetet e spitaleve për pranimin e Covid-pacientëve, për dallim nga nëntori i vitit të kaluar janë rritur për 50%, kurse është rritur edhe nevoja për hospitalizimin e pacientëve që kërkon qasje serioze dhe koordinim, që duhet të menaxhohet me sukses. Qindra krevate po bëhen gati nëse eventualisht paraqitet nevoja për të pranuar pacientët me virusin Korona.”,- thonë nga MSh-ja.

Sipas analizave të epidemiologëve, nuk ka nevojë për vendosjen e masave shtesë restriktive, respektivisht të njëjtat nuk do të jepnin rezultate, për shkak se, siç thonë nga MSH-ja, jemi në fundin e aktivitetit të virusit respirator, respektivisht në javën e 6 deri të 8 të valës së tretë. Në kovid – qendrat në tërë vendin aktualisht po trajtohen gjithsej 1.577 pacientë Kovid.

Ministria e Shëndetësisë: Javën e ardhshme vaksinohen policët e gazetarët

Ndërkohë të mërkurën pritet të fillojë vaksinimi i 20 mijë qytetarëve me vaksinën e AstraZeneca, i të moshuarve ndërsa prioritet do të kenë personat mbi 75 vjeç. Imunizimi do të zhvillohet nëpër 30 pika në qytete të ndryshme të vendit. Përmes mjekëve amë qytetarëve do t’u caktohet orari i vaksinimit. Po ashtu grupi teknik nacional për imunizim kundër Kovid-19 ka sjellë vendim që nga java e ardhshme të filloj edhe vaksinimi i të punësuarve në infrastrukturën kritike shtetërore. Gjithsejtë 4000 vaksina do të ndahen për këtë kategori të qytetarëve. Në këtë kategori përfshihen të punësuarit në MPB, të punësuarit në ARM, gazetarët dhe të punësuarit në media, të punësuarit në prokurori, gjykatë, vozitësit e transporti publik, zjarrfikësit, të punësuarit në çerdhe dhe në pikat pagesore.

“Me këtë vendim, grupi teknik për imunizim konsideron se do të mbrohen ata të punësuar të cilët kanë më së shumti kontakte dhe janë në rrezik të lartë. Të gjithë grupet tjera sipas shkallës së rrezikut do të vaksinohen në fazat e ardhshme dhe bëjmë thirrje për durim dhe mirëkuptim.”,- thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Tvm2

Continue Reading

Previous: Lista zgjedhore, KShZ: Qytetarët të kontrollojnë të dhënat
Next: Zaev i bindur: Shtyrja e regjistrimit do të kalojë në Kuvend

Të ngjashme

arjanit-hoxha-750x430 Hoxha: Opozita të japë llogari për keqmenaxhimin, zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin

Hoxha: Opozita të japë llogari për keqmenaxhimin, zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin

Redaksia
denari-pari Pushteti do të përdorë “sharrën”! Paratë për pakon e 5 dhe 6 do të sigurohen me shkurtim të shpenzimeve

Pushteti do të përdorë “sharrën”! Paratë për pakon e 5 dhe 6 do të sigurohen me shkurtim të shpenzimeve

Redaksia
dimitrievski Dimitrievski priti në Kumanovë ambasadorin italian, Silvestri

Dimitrievski priti në Kumanovë ambasadorin italian, Silvestri

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.