Miratimi i Protokollit për në NATO nxit debate

Miratimi i Protokollit për në NATO nxit debate

Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja njoftoi se deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kanë dërguar iniciativë për t’u ratifikuar Protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Siç sqaroi Micevski, kjo bëhet me qëllim që ratifikimi i Protokollit të ndodh para shpërndarjes së Kuvendit që është paralajmëruar për më 11 shkurt të 2020-s, për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

Ai kërkoi që Kuvendi për iniciativën ta njoftojë Qeverinë, që ajo më pas të propozojë Ligj për ratifikim.

Sipas tij ratifikimi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mund të ndodh, edhe pse ajo nuk është ratifikuar nga Spanja, pasi një traditë të tillë e ka ndjek edhe Mali i Zi.

Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i bëri thirrjes shumicës parlamentare që Ligji për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO të vendoset që në senacën plenare e cila është caktuar për më 11 shkurt.

Mes tjerash Sela ka thënë se Kuvendi mund ta votojë edhe pa u protokolluar nga të gjitha vendet e tjera, në rastin konkret nga parlamenti spanjoll, duke sjellë si shembull rastin e Malit të Zi, ku kuvendi i atij vendi votoi ratifikimin e anëtarësimit pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

“Siç kam paralajmëruar për debatet e ndryshme, sot dëgjoj se edhe subjektet tjera kanë dalë me qëndrim, sot është momenti që t’i bëj apel qeverisë dhe të gjithë partive politike të përkrahin një iniciativë të tillë, nuk do të ishte hera e parë. Ka pasur edhe raste të ngjashme që nuk ka pasur nevojë ta votojë të gjitha vendet, si rasti i Malit të Zi ku kuvendi e voti marrëveshjen pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, pra mjafton ta votojmë ne. Por kemi edhe raste te brendshme me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pa u votuar ne Greqi. Do të thotë kemi dy precedente, një me Malin e Zi dhe tjetri precedent I brendshëm që krijon mundësi që ne ta ratifikojmë protokollin e anëtarësimit në NATO dhe të mbarojmë të gjitha detyrat e brendshme dhe kjo të mos jetë pengesë pastaj për atë që jemi marrë vesh si subjekte politike dhe të mos jetë objekt NATO-ja I qëllimeve të disa aktorëve politik të cilët duan që ta shtyjnë datën e zgjedhjeve që është paracaktuar. Ne jemi të vetëdijshëm se pse e bëjnë. Shfrytëzojnë këtë moment në mënyrë që sa më pak qytetrë të ketë në zgjedhje. Sipas të gjitha gjasave ato frikësohen kur shohim shumë shqiptarë, kurse më 12 prill do të ketë shumë shqiptar duke pasur parasysh se do të vijnë edhe nga diaspora.”, ka thënë kru I ASH-së, Ziadin Sela.

Kurse Kryetari i Kuvendi Talt Xhaferi në një dalje për mediat për nismën e VMRO-DPMNE-së për miratimin e marrëveshjes për anëtarësim e vendit në NATO, tha se nuk është në kompetencat e tij dhe se ligji nuk e detyron ta bëjë një gjë të tillë dhe për kët arsye ai ia adreson për miratim qeverisë. Për aspekt formal ai është i detyruar që t’ia dërgoj organit përkatës, ku në këtë rast, është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Obligim procedural i Kuvendit është që një akt i tillë t’i adresohet organit kompetent, në këtë rast t’i adresohet Qeverisë që të marrë në shqyrtim kërkesën e deputetëve për ratifikim të protokollit që e kanë dërguar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi.

Për të hequr argumentet për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë nismë që miratimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO të bëhet para kohe. Kjo sipas kreut të partisë Mickoski tha se kjo të vërtetojë nëse LSDM-ja ka frikë nga humbja në prill.

Për pushtetin, ky nuk është opsioni të cilin e preferojnë por duan të miratojnë një procedurë të përfunduar. Flaka 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 4 Dhjetor, 2019 15:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.