Miratohet Dekreti që aprovon spitalet private të hynë në sistemin shtetëror të testimit për koronavirus

Miratohet Dekreti që aprovon spitalet private të hynë në sistemin shtetëror të testimit për koronavirus

Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar edhe Dekretin me forcën e ligjit për zbatimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që rregullon performancën e kujdesit intensiv dhe terapisë së pacientëve të infektuar me koronavirus – COVID-19 në rrjetin e institucioneve shëndetësore, gjatë kohëzgjatjes gjendjes së jashtëzakonshme në objektet shëndetësore private që nuk janë në rrjetin e kujdesit shëndetësor, përcjell FLAKA.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit mundësohet shërbimi i detektimit të koronavirusit – COVID 19 në laboratori mikrobiologjike në rrejtin e institucioneve shëndetësore gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe nga institucionet shëndetësore private që nuk janë në rrjetinn e institucioneve shëndetësore, me qëllim rritjen e kapaciteteve për dhënie të shërbimeve të këtilla, në kushtet e selljes së Vendimit për konfirmim të ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Mars, 2020 21:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.