Miratohet Informacioni për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare, gur-themeli vendoset gjatë dimrit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 30, 2019 20:40

Miratohet Informacioni për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare, gur-themeli vendoset gjatë dimrit

Përmes sigurimit të  mjeteve financiare, janë krijuar kushtet e para  për ndërtimin e Qendrës së re  Klinike Universitare në komunën e Gjorçe Petrovit. Ky është një nga vendimet e marra në seancën e sotme të 148-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, njoftoi  pres shërbimi qeveritar.

Qeveria e RSM-së e miratoi Informacionin për mënyrën e financimit të ndërtesës së Qendrës Klinike Universitare në grinfild lokacionin në Shkup, si dhe Informatën për fillimin e realizimit të Qendrës së re Klinike Universitare.

Angazhohet Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të fillojë negociata me një konsorcium bankash Erste group, Raifaisen bank dhe UniCredit për një debi të siguruar me garanci ECA. Në seancë u konkludua se faza e përcaktimit të ofertës më të favorshme për kredi ka përfunduar, dhe fakti që këto janë banka të njohura botërore konfirmon vetëm besimin e kreditorëve të huaj në vendin tonë.

Në seancë është angazhuar Ministria e Shëndetësisë, si organ dakordues, ta zbatojë procedurën për furnizim publik për ndërtimin. Për nevojat dhe realizimin e Qendrës së re Klinike Universitare, Qeveria mori vendim, duke u nisur se gjatë realizimit detyrime kanë edhe ministri dhe institucione të tjera, t’i japë një afat prej 30 ditësh, në të cilin ato do të shqyrtojnë mundësinë për kontribut në realizim dhe do të vazhdojnë të raportojnë në Qeveri.

Në seancën qeveritare u konstatua se nëse të gjitha procedurat zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar, mund të pritet që  gjatë dimrit të vendoset  gur-themeli   i Qendrës së re Klinike Universitare në Shkup, që duhet të garantojë  shërbime të larta dhe cilësore shëndetësore për popullatën e të gjithë vendit, citohet në njoftim.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 30, 2019 20:40