Miratohet ligji për inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhën shqipe

Miratohet ligji për inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhën shqipe

Kuvendi e miratoi ligjin për inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhën shqipe. Kështu njofton deputeti i BDI-së, Artan Grubi në një postim të tij në Fejsbuk, transmeton Flaka

Ja disa nga nenet:

Neni 22

(1) Gjoba pre 4.000 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do t’ju shqiptohen organeve nga neni 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) si dhe gjitha institucioneve tjera për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji.

(2) Gjoba nga 30% e gjobës së matur do t’i shqiptohet zyrtarit apo personit përgjegjës në organet e paragrafit 1 të këtij neni.

Neni 23

(1) Në afat prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji të gjithë institucionet kompetente janë të obliguar që t’i sjellin aktet nënligjore për zbatim të këtij ligji.

(2) Në afat prej gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, institucionet obligohen t’i zbatojnë obligimet nga neni 7 i këtij ligji.

(3) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të zhvillojë programe për ngritjen e vetëdijes për zbatimin e këtij ligji.

Zbatimi i drejtë dhe i barabartë i gjuhës shqipe, përveç që me Ligj, është i detyrueshëm edhe me Kushtetutën e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo që i solli shtetit vendin-anëtare në NATO, ndërsa i hapi rrugë drejt familjes së madhe europiane.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 21, 2019 18:26

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA