Duket se e ardhmja e Mirlind Dakut është e lidhur me kombëtaren shqiptare. Sipas informacioneve që vijnë nga Kosova, Daku ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e FSHF dhe shumë shpejt pritet të vesh fanellën me ngjyrat kuqezi, raporton “Kanal 10”.
Më herët Daku ka qenë pjesë e Kukësit, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Osijek, por luan në huazim te Mura në Slloveni. Sa i përket Kosovës, sulmuesi ka luajtur edhe në pesë takime me Përfaqësuesen A, por kanë qenë ndeshje miqësore dhe për këtë arsye mund ta ndryshojë zgjedhjen.