Misajllovski akuzon LSDM-në për punësime, Geogievski: Le ta pyet bashkëshortin e ministres se a është ushtar partiak?

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 19:45

Misajllovski akuzon LSDM-në për punësime, Geogievski: Le ta pyet bashkëshortin e ministres se a është ushtar partiak?

Debati për uljen e pagave të administratorëve ka marrë përmasa më të mëdha. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski në emisionin “Click plus” ka akuzuar LSDM-në se derisa po ul pagat e administratorëve për shkak të krizës së koronavirusit, nga ana tjetër është duke realizuar punësime në komunat që i udhëheq vet.

“Ne po shohim se duan të shkurtojnë pagat në administratë, kurse ne nga ana tjetër ne tregojmë se kemi një grup i marrëveshjeve po nënshkruhen, gjegjësisht po nënshkruhen marrëveshje me të drejta autoriale. Ja po shohim se punësime po bëhen në 65 institucione. Po e pyes Mançevskin, pse është aq me rëndësi të ketë punësime në Shtëpinë e Kulturës në Kavadar? Kështu lexova, ndoshta edhe gaboj, ndoshta edhe duhet të punësohen… Pse po harxhohen 15 milionë denarë për punësime të reja në Komunën e Gazi Babës?”, tha Misajllovski.

E kryetari i Komunës së Gazi Babës iu përgjigj Misajllovskit. Ai për TV21 tha se mjetet që po përmenden nga VMRO-DPMNE-ja janë planifikuar që nga viti 2018-të. Të njëjtat tha se s’janë realizuar të gjitha, por vetëm 12 milionë denarë, jo gjatë kësaj periudhe dhe jo për punësime partiake.

“Dua ta demantoj, tërësisht gënjeshtrën që kundërshtarët tanë duan gjatë gjithë kohës ta plasojnë në publik. Sinqerisht, më vjen keq se nuk bëhet fjalë për asnjë punësim partiak në komunën e Gazi Babës, por përkundrazi kemi të punësuar që nga viti 2014 – të. Kështu është rasti me bashkëshortin e zëvendësministres së Administratës, se kur është punësuar në komunën tonë dhe a është i punësuar partiakë? Kemi persona që janë punësuar nga viti 2015 dhe të njëjtit kanë shkuar në pension. Prandaj dua t’i porosis, se këto gënjeshtra nuk do të kalojnë, sepse e dinë se Komuna e Gazi Babës ishte njëra nga komunat që e ka dirigjuar VMRO-DPMN-ja dhe ka udhëhequr me të 20 vjet”, deklaroi Georgievski.

Misajllovski në “Click plus” ka kritikuar ashpër edhe masën për uljen e pagave të administratorëve, ndërkaq ka kërkuar që paga t’u ulet funksionarëve. E kësaj iu përgjigj ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski. Ai u shpreh i gatshëm që të pranojë ulje të pagës për të lehtësuar buxhetin e shtetit nga kriza e koronavirusit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 19:45