Misajllovski i VMRO-së: Do ta ulim papunësinë nën 10 për qind

Misajllovski i VMRO-së: Do ta ulim papunësinë nën 10 për qind

Sot kam një mundësi të mirë këtu në Shuto Orizarë të takohemi me disa qytetarë, me njerëz të cilët dëshirojnë ndryshime.

Njerëz të cilët vazhdimisht flasin për kaos urban në këto rrugica, ku nuk ka projekte infrastrukturore. Njerëz të cilët dëshirojnë të kenë të ardhme më të mirë, njerëz të cilët dëshirojnë të mbeten në Shuto Orizarë, por dëshirojnë të kenë standard më të mirë.

Biseduam për hallet e tyre, për atë që do të thotë ndihmë e rregullt sociale, ndërkaq të cilën për momentin nuk e marrin.

VMRO-DPMNE do të bëhet partner me të gjithë këta qytetarë, jo vetëm për zgjedhjet, por edhe pas zgjedhjeve, sepse këta qytetarë këtu në Shuto Orizarë meritojnë më shumë projekte.

Më vjen mirë sot gjithashtu MPB ka aksion i cili do të thotë stop për çfarëdo lloj mitmarrje. Unë e përshëndes me të vërtetë.

Askush nuk guxon të luajë me zërin e popullit. Qytetarët duhet të dalin këtu në Shuto Orizarë dhe çdo kund në Maqedoni, të votojnë me maturi, të votojnë për opsionin që e dëshirojnë dhe kjo është fushatë e mirë dhe unë e përshëndes ministrin, dhe çdo respekt për takimet e këtilla të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ajo që më së shumti u duhet t’u premtohet, ndërsa VMRO-DPMNE do t’ua premtojë dhe përmbushë, është të kenë më shumë punësime.

Edhe njëherë i inkurajoj MPB-në të vazhdojnë me këtë aksion dhe kjo është mirë për qytetarët dhe për demokracinë. Edhe njëherë dëshiroj personalisht t’u falënderohem të gjithë qytetarëve të Shuto Orizarës për pritjen e mirë. Ndjehemi me të vërtetë mirë dhe do të vazhdojmë të vijmë çdoherë.

Vllado Misajllovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së dhe bartës në Njësinë zgjedhore 2.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 20:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.