Misajllovski: VMRO-ja ka 110 mijë vota më tepër se LSDM-ja, nevojiten zgjedhje

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:20

Misajllovski: VMRO-ja ka 110 mijë vota më tepër se LSDM-ja, nevojiten zgjedhje

Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE-ja opozitare sot ka reguar ndaj pushtetit shkrimi në Facbook, ku kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, zgjedhjet janë të nevojshme pasi pushteti është deligjitimuar nga rezultati i zgjedhjeve lokale.

“Kemi fituar në 42 komuna, plus Qytetin e Shkupit. Dallimi në listat e këshilltarëve në raundin e parë, krahasuar me LSDM-në është 55 mijë vota. Nëse merren parasysh raundi i parë dhe i dytë, dallimet me të cilat ka fituar VMRO-DPMNE, atëherë vijmë në një diferencë prej 110 mijë votash. Qeveria është delegjitimuar dhe ka marrë karton të kuq nga qytetarët, ndaj duhen urgjentisht zgjedhje”,  shkruan  mes tjerash  Misajllovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:20