Mish me salcë domatesh dhe sallatë

Mish me salcë domatesh dhe sallatë

Përbërësit:

▪ 4 domate mesatare, të copëtuara
▪ 4 qepë të njoma, të copëtuara
▪ 1 qepë e kuqe, e copëtuar
▪ 1 tufë koriandër, e copëtuar
▪ 1 thelb hudhër, e grimcuar
▪ 1 spec i gjelbër pikant, i grimcuar
▪ piper i zi, i bluar
▪ 4 x 150 gram mish (filetë ose mish i pastruar nga dhjami)

Përgatitja:

Përzini në një vend domatet, qepët e njoma, qepën e kuqe, koriandrin, thelbin e hudhrës, specin e gjelbër dhe hidhjani piperin e zi.

Nxehni një tigan që nuk ngjet dhe piqeni mishin pa i vënë vaj: 1 minutë pak; 2 minuta mes; dhe 3 minuta e bërë tamam.

Vendoseni salcën në pjatë dhe servojeni me mishin e vënë sipër.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Janar, 2020 22:36

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA