Mish qengji në furrë

Desk
By Desk January 2, 2020 22:49

Mish qengji në furrë

Mishi i qengjit për t’u gatuar sa më mirë ka nevoje për yndyrën e tij, por dhe yndyrën që i shtohet për t’u pjekur.

Pastroni mishin nga dhjami i tepërt.

Vendoseni të marinohet të paktën 2 orë para pjekjes me rigon, kripë, piper të zi, hudhrat e qëruara dhe disa degë majdanozi, vaj ulliri dhe verë.

Përzieni mirë që të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin, mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer.

Pas kësaj, hiqni degët e majdanozit dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit.

Ruajeni lëngun mënjanë, do t’ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.

Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 gradë për rreth 1 orë e pak, por gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.

Kontrollojeni pas një ore nëse është i pjekur. Nëse ka marrë ngjyrën e kuqerremtë dhe nëse është i shkrifët në përtypje atëherë është gati.

Ju bëftë mirë!

Desk
By Desk January 2, 2020 22:49