Mish viçi me perime
Një ushqim i shijshëm e i thjeshtë, që mund ta përgatisni e konsumoni gjatë gjithë vitit.
Përbërësit
1 kg mish viçi
1 qepë
2 karrota
2 domate
400 gr bizele
400 gr bishtaja
2 thelpinj hudhre
vaj
kripë dhe piper i zi.
Udhëzimet
Mishin skuqeni në vaj derisa t’i avullojë i gjithë lëngu.
Shtoni karrotën, qepën e hudhrën e prerë.
Shtoni edhe një litër ujë dhe lërini të marrin një valë të gjitha bashkë.
Më pas shtoni edhe domaten e prerë dhe vazhdojeni zierjen edhe për gjysmë ore.
Pas kësaj shtoni edhe bizelet e bishtajat dhe vazhdojeni zierjen edhe për gjysmë ore tjetër.
Rregullojeni me kripë e piper.