Misioni i OSBE-së në Shkup prezanton kursin elektronik mbi sigurinë digjitale të gazetareve femra

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:44

Misioni i OSBE-së në Shkup prezanton kursin elektronik mbi sigurinë digjitale të gazetareve femra

Shkup, 2 nëntor – Për të ndihmuar femrat profesioniste të medias të zhvillojnë qasje të sigurisë digjitale që do t’iu ofrojnë atyre siguri në internet, Misioni i OSBE-së në Shkup nisi kursin elektronik mbi sigurinë digjitale.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, ne filluam kursin tonë për të ndihmuar gratë gazetare të rrisin ndërgjegjësimin e tyre për rreziqet ekzistuese në internet, dhe i cili ka për qëllim përmirësimin e shprehive të sigurisë së tyre digjitale. Vetëm profesionistë të medias të mbrojtur, të sigurt dhe të fuqizuar mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie të mbështetur në vlerat demokratike, si dhe të ofrojnë qasje të ndryshme dhe në kohë në informacione”, tha ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Kursi fokusohet në sfidat specifike me të cilat përballen gazetarët si në internet ashtu edhe në jetën reale, përfshi kërcënimet, gjuhën e urrejtjes, ngacmimin, frikësimin, shpifjen dhe rreziqe tjera të ndërlidhura. Seancat mësimore komunikojnë gjithashtu mënyra efektive për të parandaluar dhe trajtuar sulmet, si dhe stresin e ndërlidhur psikologjik, përfshi edhe sfidat e Kovid-19.

Pas përfundimit të kursit, gazetarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë do të jenë në gjendje të përmirësojnë shprehitë e tyre të sigurisë digjitale, duke ndjekur praktikat e sigurta, si dhe duke planifikuar reagimin ndaj incidenteve të mundshme.

Gazetarët meshkuj që përballen me sfida të sigurisë gjithashtu inkurajohen të kontrollojnë kursin në linkun e mëposhtëm: https://elearning.osce.org/courses/course-v1:OSCE+OMSk-DSFJ-AL+2020_12/about].

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare