Mickoski për PSP: Qëndrimi ynë është që ta barazojmë atë me të gjithë prokurorët, qeveria nuk e pranon

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 22:34

Mickoski për PSP: Qëndrimi ynë është që ta barazojmë atë me të gjithë prokurorët, qeveria nuk e pranon

Hristijan Mickoski sonte në 21 TV u pyet edhe për Prokurorinë Speciale Publike, përcjell FLAKA.

“PSP është një marrëveshje politike dhe është kundër kushtetutshmërisë. Qëndrimi ynë është ta barazojmë atë me të gjithë prokurorët. Ne nuk do të bëjmë yje holivudiane, le ta bëjmë tani siç duhet. Le të shoh kuvendin se ku shkuan 15 milionë euro. Kemi indikacione se janë abuzuar. Por ata po ikin, nuk duan ta bëjnë këtë. Ne themi se të gjithë prokurorët të kenë trajtim të barabartë, tani këto kanë pesë herë më shumë mundësi, bashkëpunëtorë, le të barazojmë mundësitë. Ata që nuk kanë cilësi. t’u themi lamtumirë. Pozicioni ynë është i qartë, ishte qëndrimi i Kryeministrit. Nëse besojmë në drejtësi, prokurori publik të jetë nga opozita. Bomba thonë se nuk duhet të jenë prova. Më tregoni si një material ilega është provë?”, tha Mickoski. FLAKA

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 22:34