Mjekët rekomandojnë për mbrojtje nga i nxehti

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:15

Mjekët rekomandojnë për mbrojtje nga i nxehti

Rritja e temperaturave në mënyrë indirekte ka ndikuar në rritjen e thirrjeve që pranon Qendra për ndihmën e shpejte. Nga atje theksojnë se brenda 24 orëve marrin 200 deri në 300 thirrje për ndihmë, ndërsa numri më I madh I tyre kanë të bëjnë me aksidentet në trafik dhe rastet traumatike. Mjekja Milica Bubalo thekson se moti I nxehtë shkakton tension dhe nervozë tek qytetarët.

“Këto ditë kur moti është I nxehtë, numri I thirrjeve lëviz prej 200 deri në 300 gjatë 24 orëve… Sipas statistikave kemi vërejtur se janë rritur rastet traumatike dhe aksidentet. Shihet qartë se moti I nxehtë u shkakton tension dhe nervozë shoferëve, prandaj ndodhin më shumë aksidente trafiku”, u shpreh Milica Buballo, Mjeke.

Qytetarët thonë se ndonjëherë janë të obliguar që të dalin në periudhën më të nxehtë të ditës, por se përpiqen që të veprojnë mbi baza të rekomandimeve të mjekëve.

Freskohemi, e dini ne jemi punëtorë, nëse është nxehtë duhet patjetër të freskohemi disi. Kemi ujë afër kështuqë mirë, u shpreh një Qytetar.

“E përballojmë nga pak çfarë të bëjmë… I dëgjojmë rekomandimet, por u detyruam sot ditë e xhuma”, tha një qytetar.

Disa për të marrë ilaçe dhe ushqime ndonjëherë detyrohen që këtë ta bëjnë edhe kur moti është shumi I nxehtë.

“Pak ndër hije, pak në diell, ashtu, kur kemi mundësi rrijmë nëpër shtëpi, por kur kemi nevojë të dalim të marrim ilaçe, ushqime, duhet të dalim ndonjëherë. Por në nxehtin e madh, rrijmë në shtëpi ndër hije”, u shpreh një qytetar.

“Po ja dalim disi, meqenëse jemi mësuar çdo vit është vapë, por jemi mësu, jemi adaptu….Me rekomandimet e mjekëve, kur ka qenë vapë shumë e madhe kemi qëndruar nëpër shtëpi”, tha një qytetar.

Mjekët rekomandojnë rritje të konsumit të lëngjeve, ushqime dhe rroba të lehta, si dhe shmangie të daljes pa nevojë veçanërisht në periudhën e ditës kur termometri shënon temperaturat më të larta./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 19:15