Mjeku Panovski: Po rri në plazh në Ohër, përveç kamerierëve , askush nuk mban maskë

Mjeku Panovski: Po rri në plazh në Ohër, përveç kamerierëve , askush nuk mban maskë

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Nikolla Panovski për Telma tha se është më mirë të mbyllen plazhet, për shkak se mbajtja e maskave nuk respektohet.

“Momentalisht jam në plazh në Ohër. Ka 600-700 njerëz. Maska mbajnë vetëm kamerierët dhe personeli. Ka 2-3 që e mbajnë nën mjekrën. Askush tjetër nuk mban maska”, thotë Panovski.

Sipas tij protokollet duhet të ndryshohen për shkak se rregullat që miratohen, si ajo e mbajtjes së maskës në plazh duhet të jenë të logjikshme.

“Më mirë t’i mbyllin plazhet se sa të thonë se njerëzit duhet të rrinë në plazh me maskë 3-4 orë në 40 gradë celsius. Kjo është mundim. Askush me mendje të shëndoshë s’do ta bënte një gjë të tillë, të mbajë maskë në plazh”, tha profesori Panovski.

Ai thotë se virusi shumë vështirë është që të përhapet në hapësira të hapura, posaçërisht nëse mbahet largësia trupore. Ai thotë se duhet kontakt i afërt që do të zgjasë më gjatë për t’u bartur virusi në të hapur.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Gusht, 2020 19:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.