“Model 3”, Elon Musk synon masivizimin

“Model 3”, Elon Musk synon masivizimin

Kur prezantoi Modelin 3, risia më e madhe e Teslas së Elon Musk ishte çmimi. Ndryshe nga modelet paraardhëse, ky produkt është hedhur në treg thuajse i përgjysmuar.

Model 3 mbërrin me çmimin prej 35 mijë dollarësh dhe 50 automjetet e para u shpërndanë të premten, kryesisht porosi të punonjësve të kompanisë.

Lëvizja në çmim synon masivizimin e Teslas, duke patur parasysh që dy modelet paraardhëse, “S” dhe “X” dolën në treg për 80 mijë dollarë.

Megjithatë, 35 mijë dollarë sërish është më shtrenjtë se konkurenca. Nissan Leaf, një makinë e ngjashme elektrike shitet për 30 mijë dollarë, ndërsa Chevrolet Volt, një makinë hibrite për 34 mijë/

Objektivi që Tesla i ka vendosur vetes është prodhimi dhe shitja e pesë mijë automjeteve në javë për pjesën e mbetur të 2017-s dhe 10 mijë në javë për 2018.

Deri më tani, sipas të dhënave të publikuara nga kompania e Elon Musk, janë mbi 500 mijë klientë që kanë bërë porosinë dhe pagesën.

Nëse Tesla arrin objektivin e vendosur për vitin e ardhshëm, ajo do të tejkalojë shitjet e BMW-së, Mercedesit dhe Lexus-it në Shtetet e Bashkuara.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 31, 2017 05:35

REKLAMA